“T’padashtun” vjen në Cineplexx dhe DokuKino

Postuar: 16:19 / 08.09.2017

Pas premierës botërore në Karlovy Vary dhe premierës kombëtare në PriFest, filmi “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli do të shfaqet edhe në Cineplexx dhe DokuKino.

Filmi shtjellon dramën rrënqethëse të një familjeje refugjate nga Kosova, e cila jeton në Holandë dhe ballafaqohet me një dashuri që zgjon shumë plagë të së kaluarës së afërt nga lufta në Kosovë, transmeton InfoKomuna.

Në rolet kryesore janë: Adriana Matoshi, Jason de Ridder, Niki Verkaar, Hugo Koolschijn, Celia Nufaar.

"T’padashtun" do të shfaqet për një javë rresht në të dy kinematë me fillim nga data 14 shtator 2017 në Cineplexx kurse nga data 16 shtator në DokuKino të Prizrenit.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ”Produksioni 1244” dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Fondi i Filmit Holandez, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Prishtinës./InfoKomuna