U vë gurthemeli i shtëpisë së kulturës në Obiliq

ObilicPostuar: 21:27 / 19.12.2016

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi me ekzekutivin, priti Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

Kryetari Gashi, në fjalën e tij e falënderoi kryeministrin për praninë e tij, në vënien e gurthemelit të shtëpisë së kulturës në Obiliq. Po ashtu, ai e falënderoi edhe ministrin Kujtim Shala për projektin e shtëpisë së kulturës.

“Kjo është një ditë e veçantë për qytetin e Obiliqit dhe tani është plotësuar ëndrra e Dr.Ibrahim Rugovës, më ndërtimin e shtëpisë së kulturës në Obiliq”, theksoi kryetari Gashi.

Ne anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa e përgëzoi kryetarin Gashi për punën që po e bënë në qytetin e Obiliqit dhe ministrin Shala për këtë projekt madhorë. Po ashtu kryeministri i uroi kryetarit dhe qytetarëve të Obiliqit për Ligjin për Obiliqin, me të cilin do të rregullohen kushtet për banorët e Obiliqit.

Shtëpia e Kulturës do të bartë emrin e heroit të Kombit "Xhavit Haziri"./InfoKomuna/