Uta Ibrahimi vjen me ekspozitën "Kujtime nga Himlajet"

Postuar: 15:37 / 21.02.2018

Uta Ibrahimi u bë femra e parë shqiptatare që ka arritur të ngjitet në Everest, 8848 metra lartësi mbidetare. Ngjitjen në Majen Everest e bëri në maj të vitit të kaluar.

Ndërkaq, të enjten në Gjilan do të hapet ekspozita e Uta Ibrahimit ”Kujtime nga Himalajet”, raporton InfoKomuna.

"Ju njoftojmë se të enjten (22.02.2018), me mbështetjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, hapet e ekspozita personale e Uta Ibrahimit, femra e parë shqiptare që u ngjit në majen më të lartë në tokë - Majen e Everestit, në Himalaje, Nepal", thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Ceremonia e hapjes bëhet në ora 18:00 në Galerinë e Qytetit, në Gjilan. /InfoKomuna/