Vepra "Silentium Est Pax" e Memli Kelmendit, premierë në Francë

Postuar: 16:23 / 13.09.2017

Vepra "Silentium Est Pax" e Memli Kelmendit me datën 16 shtator do të interpretohet në Les Musicales de Redon - Francë dhe do të interpretohet nga ansambli i mrekullueshëm Ensemble Sottovoce poashtu nga Franca.

"Kjo vepër është kompozuar muajin e kaluar dhe i dedikohet ansamblit "Sottovoce Ensemble" nga Franca. Nga përformancat e tyre që kam dëgjuar, më ka pelqyer jashtëzakonisht tingulli që kanë dhe sidomos repertuari përzgjedhur.Besoj që shumë shpejt do të kemi video incizimin nga koncerti që do të mbahet këtë javë", tha Memli Kelmendi.

Në këtë mbrëmje do të interpretohen vepra nga kompozitorë të njohur botëror si Mozart, Byrd, Philips, Gjeilo, Bosc etj. /InfoKomuna/