“Videosinteza”, një platformë më atraktive për arsimim

Postuar: 12:30 / 26.09.2018

Disa të rinj të fushave të ndryshme janë bashkuar për krijimin e kanalit Videosinteza, i cili ka për qëllim promovimimin e një qasjeje më atraktive në arsimim.

Përmes angazhimit në komunitet, Videosinteza krijon video animacione të cilat shtjellojnë tema të ndryshme për shoqërinë, siç jane: shkenca, teknologjia, mjedisi dhe historia. E veçanta e kësaj platforme është që përmbajtja e videove bazohet në interesat dhe nevojat e nxënësve, dhe të gjitha krijimet janë origjinale.

Si një platformë edukative dhe nxitëse në shërbim të komunitetit, ata kërkojmë ndihmën dhe angazhimin e secilit që Videosinteza të prek tema që janë më me rëndësi. Për këtë, ekipi i videosintezës mund të kontaktohet përmes e-mailit: videosinteza@gmail.com

Anëtarët e kësaj platforme janë: Hana Arapi, Erblin Shala, Qendrim Hoxhaj. Ardora Bilibani, Yllka Agusholli. Art Bejtullahu dhe Gent Reshtani.

Videosinteza është projekt fitues i punëtorisë “UpShift” dhe mbështetet nga Unicef Innovations Lab Kosovo, Komuna e Prishtinës dhe Amam Studio./ KultPlus.com/