Ansambli "Emin Duraku" nga Shkupi mori vendin e parë në Festivalin "Flakadani i Karadakut 2017"

VitiPostuar: 12:26 / 27.03.2017

Mbrëmë është mbajtur nata e tretë e Festivalit mbarëkombëtar të këngës dhe valles shqipe, me të cilën ngjarje edhe ka përfunduar Manifestimi tradicional kulturo sportivë “Flakadani i Karadakut 2017”.

Në natën finale të Festivalit, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, të cilit i është ndarë një mirënjohje nga Unioni i shoqatave shqiptare në Suedi. Ndërkohë që juria profesionale e përbërë nga Sami Pira, Dilaver kryeziu dhe Zija Aliu, ka ndarë çmime për më të dalluarit në kostumografi, koreografi dhe solisten më të mirë të Festivalit, kurse vendin e parë e mori AKV “Emin Duraku” nga Shkupi, vendin e dytë AKV “Gjilani” nga Gjilani dhe vendi i tretë “Vaçe Zela” nga Lushnja.

Ndërkaq çmimi special i është nderuar Ansambli i Unionit të Shoqatave shqiptare në Suedi “Liria”. Në mesin e shumë shoqërive dhe Ansambleve, Festivalin e ka nderuar në cilësinë e mysafirit Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

/InfoKomuna/