Jetmir Elezi fitues i garave të recituesve të Flakadanit 2018

VitiPostuar: 14:23 / 22.03.2018

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen me rastin e Manifestimit tradicional kulturo-sportivë “Flakadani i Karadakut 2018”, në program sot kanë qenë Garat rajonale të recituesve për nxënës të shkollave të mesme të rajonit të lindjes.

Në këtë garë, kanë marrë pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga komunat Ferizaj, Gjilan, Kaçanik dhe Viti, shkruan InfoKomuna.

Këtë aktivitet e shpalli të hapur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti, Qahil Sinani, i cili ka uruar nxënësit dhe ka theksuar se pjesëmarrja e nxënësve nga komunat e këtij rajoni, po nderojnë jo vetëm shkollat e tyre, por edhe figurën e dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-Komandant Mjekra, të cilit i kushtohet ky manifestim.

Nxënësit më të dalluar në poezitë e tyre, sipas jurisë së përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse u përzgjodhën; Vendi i parë Jetmir Elezi nga Shkolla e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” nga Kaçaniku, vendi i dytë nxënësit Sahit Salihut nga Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” –Viti dhe vendi i tretë nxënëses Besiana Musa nga Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” –Ferizaj. /InfoKomuna/