Liridona Rrahmani shpallet fituese e fotografisë "Flakadani i Karadakut 2017"

VitiPostuar: 12:20 / 27.03.2017

Aktivitete 6 ditore të Manifestimit mbarëkombëtar “Flakadani i Karadakut 2017” janë përmbyllur mbrëmë me zgjedhjen e fotografisë më të mirë të bërë gatë këtij manifestimi.

Fotografia më e mirë është vlerësuar nga fotografi i njohur Kosovar, Arton Humolli ku nga 7 fotograf të cilët kishin përcjellë të gjitha aktivitetet kulturore, sportive e artistike fituese e kësaj gare doli fotografja Liridona Rrahmani. Kurse, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani falënderoj të gjithë fotografët për fotografitë të cilat ata i kanë bërë gjatë këtij manifestimi.

Gjithashtu në këtë mbrëmje DKRS-ja e Vitisë ka shpërndarë edhe falënderime për të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi duke filluar nga fotografët e deri të pjesëmarrësit në festivalin e këngëve dhe valleve “ Flakadani i Karadakut 2017”. Drejtoresha Sylejmani ndër tjerash falënderoj edhe trupën koordinuese të cilët në vazhdimësi janë përkujdesur që aktivitet e “Flakadanit të Karadakut” organizohen sa më mirë.

Kurse ekspozita e fotografisë do të qëndroj e hapur për 10 ditë në Galerinë e Artëve brenda Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

/InfoKomuna/