Në kinemanë e qytetit të Vitisë, shfaqen filmat e festivalit ndërkombëtar "Fer Film Festival"

VitiPostuar: 18:05 / 05.09.2016

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë me atë të Ferizajt, sot në kinemanë e qytetit në Viti, kanë filluar të shfaqen filmat që janë pjesë e Festivalit ndërkombëtar të filmit “FER FILM FESTIVAL”.

Gjatë ditës së sotme në Viti, do të shfaqen filma të metrazhit të shkurtë dhe atë kategorive të ndryshme si thriller, eksperimental dhe animacion dhe atë nga regjisor të vendeve më të ndryshme të botës si nga Korea e Jugut, Britania e Madhe, Franca, Rusia, Venezuela etj. Në ditën e parë të këtij festivali ,salla e kinemasë së qytetit në Viti, ishte i mbushur me shikues, kryesisht të moshës së re.

Ndërkaq nga dita e nesërme, në prej orës 15:00h, në Viti do të shfaqen edhe tri filma të metrazhit të gjatë të zhanrit thriller. Ndërkaq filmat që do të shfaqen nesër janë: “Volg “me regji të Bruno Pavic nga Kroacia, “Mr Habib” me regjinë e Mohammad Hamzei nga Irani si dhe filmi “Taryn Demon Hunter” me regjinë e Zoe Kavangh nga Irlanda./InfoKomuna/