Nis renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Viti

VitiPostuar: 15:07 / 31.10.2017

Kanë filluar sot punimet në renovimin e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, me që rast parashihet të ri funksionalizohet ngrohja, fasadimi i brendshëm dhe i jashtëm, si dhe riparime të ndryshme që do të ndryshojnë dukjen e tërësishme të objektit.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka theksuar se sot po fillon realizimi i një projekti shumë të domosdoshëm, që ka qenë synim për kthimin e funksionalizimit normal të Shtëpisë së Kulturës.

“Shtëpia e Kulturës ka pasur nevojë të madhe për tu renovuar. Këtij tempulli të kulturës i kanë munguar shumë fusha që e kanë bërë të jetë funksional për zhvillim të aktiviteteve. Ne jemi angazhuar që ta realizojmë këtë projekt dhe ja sot po e fillojmë, sikur edhe projektet tjera që kemi finalizuar dhe ato që i kemi në realizim e sipër”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai ka përmendur edhe projektet tjera, duke veçuar edhe atë të palestrës sportive, ndërkohë ka bërë të ditur se së shpejti administrate komunale do të dislokohet në objektin e ri të komunës. /InfoKomuna/