Përurohet biblioteka e shkollës në Sadovinë të Jerlive

VitiPostuar: 13:54 / 23.11.2017

Që nga sot, shkolla fillore “28 Nëntori” në Sadovinë të Jerlive, do të ketë në dispozicion edhe bibliotekën e shkollës. Kjo fal donacionit të Fondacionit Kosovë Luksemburg që në bashkëfinancim me komunën e Vitisë, kanë mundësuar që nxënësit por edhe komuniteti i këtij fshati, të kenë mundësin e shërbimit me tituj librash të ndryshëm.

Në përurim morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, përfaqësues të Fondacionit Kosovë-Luksemburg, personelit të shkollës dhe qytetarëve të këtij lokaliteti. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se vlera e bibliotekës, ka vlerë shumë më të madhe se ajo monetare, pasi që libri hap dyert e së ardhmes drejtë diturive të reja, por edhe zhvillimit të vendit.

“Ne së bashku me përfaqësuesit e fondacionit, jemi munduar që vazhdimisht të përmirësojmë ambientet shkollore dhe në kuadër të kësaj, pardje kemi bërë përurimin e kabinetit të informatikës në Pozheran. Sot po e bëjmë edhe këtë shkollë me bibliotekë, në mënyrë që ju nxënës të dashur të keni qasjen më të lehtë dhe më të afërt me librin”, ka thënë Haliti.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se komuna e Vitisë do të jetë komuna e parë që do të bëjë digjitalizimin e shkollave, me që rast kushtet për një vijim sa më të mirë të mësimit do të jenë brenda standardeve të kërkuara. Kurse Fisnik Beqiri drejtor i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, është shprehur se biblioteka është menduar të jetë në shërbim edhe të komunitetit të Sadovinës, e jo vetëm për nxënësit. Ndërsa ka premtuar se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me projekte të ndryshme në sferat e caktuara, sipas kërkesave nga komuniteti. Sefedin Fetahu përfaqësues i fshatit Sadovinë e Jerlive, duke falënderuar për investimet që janë bërë kohët e fundit, ka njoftuar se përpos bibliotekës, Fondacioni Kosovë-Luksemburg ka ndihmuar shoqatën e grave të Sadovinës me makina qepëse, si dhe 6 fermerë të këtij lokaliteti me serra për prodhimin e perimekulturës.

Në fund kryetari Haliti ka pasur një takim me nxënësit e kësaj shkolle ku edhe i është përgjigjur pyetjeve të tyre.

/InfoKomuna/

PrizrenKomente: 0 “Talia e Flakës” nisi me ”Një natë në hotel” të Gjilanit 10:12 / 24.01.2018 Shfaqja “Një natë në hotel” është pritur mirë nga publiku gjilanas. Asnjë karrige bosh nuk ka pasur në sallën e Teatrit të Qytetit për ta parë këtë komedi, me të cilën të hënën mbrëma u hap festivali i dramës shqipe “Talia e...
Komente: 0 “Kosovatrans” një metaforë e një Kosove në tranzicion 12:07 / 24.01.2018 Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, në natën e saj të dytë ka vazhduar me ngjitjen në skenë, të Teatrit “Avdush Hasani” (Podujevë), që për publikun e pranishëm erdhi me shfaqjen “Kosovatrans”, një dramë psikologjike e me nuanca...
SuharekëKomente: 0 Komuna e Suharekës bëhet me Këshill Artistik 09:52 / 24.01.2018 Komuna e Suharekës tashmë e ka Këshillin Artistik, i cili u themelua të martën në Kuvendin e parë, ku përveq përfaqësuesve të të gjitha sektorëve të kultures, të parnishëm ishin edhe Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe drejtori për...