Viti: Agjendë e përbashkët në mes të DKRS-së dhe KFORIT Amerikan

VitiPostuar: 21:33 / 17.01.2017

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të kalendarit vjetor të aktiviteteve sot pas takimit me ushtarët amerikan të KFOR/LMT, vendosi në agjendë disa aktivitete të përbashkëta me KFOR/LMT në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Aktivitetet e perbashkëta do të fillojnë nga muaji shkurt, si kurse arti, kurse të gjuhës angleze, turnire sportive në ping-pong, basketboll etj.

Drejtoresha e Kulturës e falenderoi KFOR-in amerikan për bashkëpunim të vazhdueshëm. /InfoKomuna/