Vitia me aktivitete shënon për ditën ndërkombëtare të librit

VitiPostuar: 23:30 / 23.04.2017

Me rastin e ditës ndërkombëtare të librit biblioteka e shkollës fillore të mesme të ultë "Dëshmoret e Vitisë" ka pranuar sot një donacion librash nga autorë të ndryshëm të Kosovës si: Anton Berisha, Ibrahim Kadriu, Hasan Hasani, Sabit Rrustemi, Rrahim Sadiku etj.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre librave i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ndër tjerash i falënderoj ata për këtë donacion duke potencuar se përmes librit dhe mësimit kjo shoqëri mund të arrijë në majat më të larta të diturisë.

Ai me këtë rast dhuroi edhe një komplet librash per bibliotekën e kësaj shkolle. Përndryshe ky aktivitet për nder të ditës ndërkombëtare të librit u shënua vetëm në komunën e Vitisë dhe atë falë nismës së Klubit “ Beqir Musliu”.

/InfoKomuna/