Vjen shfaqja e baletit për fëmijë "Një princeshë e vogël"

Postuar: 11:09 / 15.03.2019

Komuna e Prishtinës njofton se premiera e shfaqjes së baletit për fëmijë “Një princeshë e vogël” në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të shfaqet të hënën, me 18 mars 2019 prej orës 17.00.

Pjesë e shfaqjes me regji dhe koreografi nga Arian Plaku, do të jenë 150 fëmijë të Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Kjo shfaqje baleti është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës dhe është realizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Prishtinë. /InfoKomuna/