Në Kalanë e qytetit u hap ekspozita "Trojet Shqiptare nëpër Harta Historike"

VushtrriPostuar: 15:22 / 21.06.2016

Ekspozita është realizuar nga historiani Izet Miftari, i cili përmes këtyre hartave, paraqet historinë e popullit shqiptar që nga viti antika deri 1945.

Kjo ekspozitë është financuar nga Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, të udhëhequr nga Shpresa Rama, derisa dizajnin dhe editimin e ka bërë ART Media nga Vushtrria, Artan Miftari.

Ekspozita përmban 56 harta të ndryshme historike, nga koha antike e deri më 1945.

Janë harta inetersante, që dëshmojnë për shtrirjen territoriale të Ilirisë, si dhe për rregullimin administrativ të trojeve shqiptare gjatë periudha të ndryshme historike.

Në kuadër të ekspozitës, janë përfshirë edhe disa harta të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, që dëshmojnë kompaktësinë etnike të viseve shqiptare. Gjithashtu, ka harta me ineteres për toponimet që kanë qenë në të kaluarën në territoret shqiptare./InfoKomuna/