Ansambli "Hasan Prishtina" rrëmben disa çmime në Denjë të Rahovecit

VushtrriPostuar: 08:37 / 18.05.2017

Nën një konkurrencë të shumë ansambleve nga trevat shqiptare, Ansambli "Hasan Prishina" nga Vushtrria fitoi çmimin kryesor në festivalin tradicional kombëtar të folklorit "ANADRINIA JEHON 2017" (edicioni 16), i cili u mbajt më 14.05.2017 në Denjë të Rahovecit.

Ansambli "Hasan Prishtina" mori edhe çmimin për orkestrin më të mirë. Ky ansambël drejtohet nga Driton Verbovci,I cili së bashku me anëtarët tjerë thonë se në vazhdimsi janë duke punuar në kultivimin e kulturës dhe traditave shqiptare, duke premtuar se sukseset dhe çmimet do të vijojnë në vazhdimsi me punë dhe cilësi. Kryetari Mulaku vlerëson lartë suksesin e AKV “Hasan Prishtina“.


I pari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, vlerësoi lartë gjatë një takimi të zhvilluar sot në mjediset e Kabinetit Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “ Hasan prishtina ” për angazhimin dhe kontributin e dhënë në ruajtjen, interpretimin dhe përcjelljen ndër breza të këngës dhe valleve shqipe,sidomos pas paraqitjes së sukseshme në Festivalin Tradicional kombëtar të Folklorit "ANADRINIA JEHON 2017" (edicioni 16), i cili u mbajt në Denjë të Rahovecit.

Kryetari Mualku pasi përshëndeti dhe përgëzoi përfaqësuesit dhe anëtarët e AKV “ Hasan Prishtina” ,të cilët rrëmbyen çmimet për Orkestrin dhe ansamblin më të mirë të festivalit shprehu kënaqësinë dhe privilegjin, që në cilësinë e kryetarit të Komunës të mirëpresë dhe të vlerësojë maksimalisht këtë trupë, si një ndër ansamblet më emblematike të Kosovës dhe trevave shqiptare.

Me një histori të gjatë në krijimtari, ky Ansambël ka dhënë kontribut tëmadh në muzikën e mirëfilltë shqiptare. Festival pas festivali, në nivel vendor,kombëtar e deri në përfaqësimet e vendit në skenat ndërkombëtare,edhe pse në kushte jot ë mira të punës , kemi arritë prezantohemi denjësisht, ka thënë Driton Vërbovci, udhëheqës i Ansamblit.

Gëzim Saraçi, drejtor i QK “ Hasan Prishtina “ ka falënderuar Drejtorinë për KRS dhe kryetarin Mulaku për mbështetjen e vazhdueshme, por edhe anëtarët e këtij ansambili,të cilët brez pas brezi, po japin një kontribut të çmuar në baza vullnetare për afirmimin, nxitjen dhe promovimin e vlerave kulturore.

Kryetari Mulaku është dakorduar me anëtarët e këtij ansambli se punojnë dhe veprojnë në kushte të rënda,por ka thënë se në një të ardhme jo të largët, me renovimin e shtëpisë së kulturës, ndertimin e qendrës rinore dhe një sërë objekteve tjera që do të ndërtohen, dukshëm do të përmirësohen kushtet për një veprimtari më të mirë kulturore dhe sportive të të rinjve vushtrrias.

/InfoKomuna/