Festivali i këngës me zëra të bukur e të talentuar të Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 10:20 / 20.04.2016

Në Vushtrri, nën patronatin e DKRS, është mbajtur Festivali tradicional “Përmes Këngës“, i cili mblodhi rreth vetes zëra të bukur e të këndshëm dhe të talentuar nga pothuaj të gjitha shkollat e Komunës.

Nën përcjelljen e Ansamblit “Hasan Prishtina“ interpretuan 25 nxënës, të cilët dëshmuan se kjo trevë në një të ardhme jo të largët do të pasurohet me emra të rinjë të këngës së bukur shqipe.

Juria profesionale e përbërë nga Hajrulla Syla, kompozitor dhe kryetar jurie,Lidie Pasoma, soliste dhe Anita Gashi – Cirezi, mësimdhënëse e muzikës, çmimin e parë ia ndan Elvira Mazhiqit, e SHMU2 për këngën “Pranvera nisi me dal“.

Me çmimin e dytë u kurorëzua Blend Melenica me këngën “Moj zeshkanja ime“ nga SHMU1, kurse vendi i tretë i takoi, Artim Shytit, nga SHFMU “Mustafë Shyti“ në Oshlan për këngën “Vijnë vaporat“.

Epiteti i debutantin më të mirë i takoi, Florenta Krasniqit, nga Zhilivoda për këngën “Tumankuqe“.

Drejtori artistik i festivalit, Driton Vërbovci, thotë se një aktivitet i këtillë ka për qëllim zbulimin e talentëve të rinj muzikor dhe vazhdimin e kultivimit të vlerave tona më të mira./InfoKomuna/