Teatri i Vushtrrisë bëhet me trupë rezidente, për herë të parë në historinë e tij

VushtrriPostuar: 11:35 / 27.07.2021

Teatri i qytetit të Vushtrrisë është bërë me trupë rezidente të aktorëve për herë të parë në historinë e këtij teatri.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se komuna, përkatësisht DKRS ka nënshktuar kontratë me aktorët e teatrit, duke e cilësuar një ngjarje të jashtëzakonshme për kulturën e Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi nga Teatri i Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë, DKRS ka nënshkruar kontratën me trupën rezidenciale të aktorëve të Teatrit të Qytetit dhe kjo për herë të parë në historinë e Teatrit tonë! Kjo ngjarje është me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën në Vushtrri.

Aktorët e rinj të Teatrit të Vushtrrisë jam i bindur që me punë do të ecin gjurmëve të aktorëve të mdhenj nga Vushtrria si Abdurrahman Shala, Adem Mikullovci, Xhemajl Cecelia e shumë të tjerë.

Urime.