Vushtrri: Hapet Studio e Baletit për Fëmijë (VIDEO)

VushtrriPostuar: 23:05 / 18.10.2016

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe Shpresa Rama, drejtoreshë e DKKRS, kanë pritur sot në një takim punë Ahmet Brahimaj, drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës.

Me këtë rast,kryetari Mulaku dhe Brahimaj kanë nënshkruar njëMarrëveshje Mirëkuptimi në mes të Komunës dhe Baletit Kombëtar tëKosovës për hapjen e një Studio Baleti për fëmijë në Vushtrri.

Sipas kësaj Marrëveshjeje, Baleti Kombëtar përmes punëtorëve profesionist të kësaj trupe do të organizoj ushtrime me fëmijë nga mosha 4 deri 12vjecar, kurse komuna do të sigurojë hapësirat adekuate për ushtrime.

Kryetari Mulaku theksoi se ndihet i lumtur që fëmijëve të Vushtrris poju ofrohet dicka e mirë dhe e dobishmë për ti shfrytezuar aktivitetet etyre .

Me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për punë tëkësaj studioje,sot në hapësirat e QK “ Hasan Prishtina “ u përurua salla e renovuar për ushtrime./InfoKomuna/