Vushtrria hap konkursin e poeteshave shqiptare - 2018

VushtrriPostuar: 20:28 / 01.10.2018

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë shpall konkurs letrar për poezi "Festivali - Takime e poeteshave shqiptare 2018".

Për herë të 36 me radhë në Vushtrri do të mbahet festivali "Takimet e Poeteshave Shqiptare 2018", në të cilin inkurajohen që me poezitë e tyre të konkurrojnë të gjithë krijueset shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë edhe poetet nga diaspora shqiptare.

Qëllimi i konkursit është ruajtja, kultivimi dhe zhvillimi i kulturës tek femrat shqiptare, si dhe nxitja, motivimi dhe promovimi i krijueseve shqiptare.

Kushtet për pjesëmarrëse mund t'i shikoni duke klikuar KËTU