Kaq mijëra euro do të investojë Skenderaj në një shkollë

SkënderajPostuar: 16:30 / 26.10.2017

Nxënësit e shkollës “Drenica” në fshatin Morinë të Skenderajt do të kenë ambiente më të përshtatshëm gjatë ndjekjes së procesit mësimor. Kjo pasi Komuna do të renovojë hapësirat e brendshme të kësaj shkolle.

Komuna tashmë ka dhënë kontratën në vlerë mbi 2 mijë euro (2.313,00€) për këtë renovim, shkruan Ndërtimi.info

Këtë kontratë ka arritur ta fitojë kompania BPMN “Arcitekt  Company“  nga Skenderaj , e cila duke qenë e vetmja kompani e interesuar për këtë kontratë ka ofruar çmimin e njëjtë me atë që kishte parashikuar Komuna.

Kontrata në mes Komunës së Skenderajt dhe BPMN “Arcitekt  Company” pritet të nënshkruhet më datën 31 të këtij muaji.