Kryetari Haliti fton mërgimtarët të investojnë në Viti

VitiPostuar: 10:05 / 29.12.2017

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka takuar dje disa mërgimtarë vitias. Gjatë këtij takimi ka bashkëbiseduar me ta për projektet të cilat janë realizuar në këtë komunë por edhe për projektet e komunës në lokalitetet e ndryshme për të ardhmen.

Disa nga mërgimtarët kanë bërë me dije se ata krenohen me progresin e arritur në Viti nga kryetari Haliti.

Kurse i pari i Komunës, Sokol Haliti iu bëri thirrje atyre që të investojnë në Kosovë, në veçanti në komunë ne Vitisë, duke potencuar se ata do të kenë përkrahjen e institucioneve lokale. /InfoKomuna/