KRU "Gjakova" finalizon punimet në linjën e Anadrinit

GjakovëPostuar: 16:03 / 12.02.2018

KRU "Gjakova" njofton konsumatorët e linjës së Anadrinit, që është bërë finalizimi i punimeve me furnizim me ujë të pijshëm në linjën Dobidol - Qifllak.

Ka qenë një shqetësim edhe i banorëve/konsumatorëve dhe Kompanisë tonë si në aspektin e humbjeve të ujit po ashtu dhe atë financiar, për shkak të instalimit të gypit jo cilësor.

Me një përkushtim të madh, punëtorët e kompanisë tonë, kanë  realizuar ndërrimin e gypit PE 100DN RC Ø 250/16 bar, me një gjatësi 900 m, dhe gypin Ø 63/16 bar, në një gjatësi 250 m.

Zyrtarë të Kompanisë janë shprehur që në koordinim me Komunën e Rahovecit, ditët në vijim do veprojnë në kthimin e trotuareve në gjendjen e mëparshme.

Do testohen edhe linjat tjera, si Guri i Kuq dhe Polluzha, për investime të reja sipas standardeve, ku mbesim me shpresë që do kemi mbështetje financiare nga MZHE, në të kundërten këto linja janë jo funksionale për furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes.