350 mijë euro shtesë për shtëpinë e kulturës në Obiliq

ObilicPostuar: 14:37 / 14.03.2018

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sëbashku me drejtoreshën e DKRS-së Fitore Hashani priten në takim ministrin e kulturës Kujtim Gashi.

Në këtë takim, temë e diskutimit ishte projekti të Shtëpisë së Kulturës, investimi në stadiumin e qytetit, përkrahja në aktivitetet kulturore e sportive.

Kryetari Gashi, uroi ministrin Gashi për punën dhe falënderoi për bashkëpunimin.

“Me rishikimin e buxhetit do të realizohet edhe pjesa e mbetur me vlerë rreth 350,000.00 €, për përmbyllje të projektit të shtëpisë së kulturës në Obiliq, si dhe bashkëpunimi mes MKRS dhe Komunës nuk do të mungoi”, u shpreh ministri Gashi.