37 familje duan zbatimin e vendimit si përfituese banesash

FerizajPostuar: 09:37 / 13.02.2018

Komuna e Ferizajt që nga viti i kaluar ka dështuar t’i largojë uzurpatorët në 37 banesa komunale, megjithëse Komisioni komunal për ndarjen e tyre me kohë e kishte përfunduar procesin e ndarjes, duke ua lëshuar vendime zyrtare 37 familjeve nevojtare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë qeverisja e re e kësaj komune (PDK) e ka shfuqizuar vendimin e Komisionit për ndarjen e banesave të solidaritetit me arsyetimin se nuk janë respektuar procedurat ligjore sipas udhëzimeve administrative në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Përfituesit e këtyre banesave kohët e fundit përveç kërkesave zyrtare ata po organizojnë edhe protesta para objektit të Komunës, mirëpo Komuna nuk po i shqyrton ato.