5 milionë euro për ndërtimin e ujësjellsit në Istog

IstogPostuar: 15:44 / 29.08.2017

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë në korrik të vitit 2012 për lejimin e kredive të buta për institucionet e Kosovës në kuadër të programit soft loan, komunës së Istogut i është aprovuar marrja e kredisë së butë për realizmin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në pjesën lindore në vlerë prej 5,094.247,70euro.

Në kuadër të kësaj sot është bërë nënshkrimi i marrëveshjes në mes të kryetarit Haki Rugova dhe përfaqësues së kompanisë austriake “ÖSTAP” ingenering&consulting GmbH e përfaqësuar nga Alltene Krasniqi për realizmin e projektit për “Ndërtimin e ujësjellësit në pjesën lindore të komunës së Istogut”.

Me anë të këtij projekti komuna e Istogut do të bëjnë ndërtimin e ujësjellësit të ri në pjesën lindore si dhe do të bëjë rehabilitimin e ujësjellësit ekzistues.

Në këtë marrëveshje është përfshirë ekzekutimi i punimeve dhe shërbimeve të ndërtimit, instalimit të pajisjeve si dhe mbarimin e punimeve në sistemin e ujësjellësit për pjesën lindore sipas specifikave të caktuara në dokumentacionin e projektit të aprovuar nga OEKB, Banka Kontrolluese e Austrisë.

Komuna e Istogut ka negociuar me Ministrinë e Financave të Kosovës që nga viti 2015 për lejimin e kësaj kredie për realizmin e këtij projekti. Me anë të këtij projekti komuna e Istogut do të bëjë zgjedhjen e problemit të ujit në pjesën lindore.
/InfoKomuna/