AAK e fiton Junikun pa balotazh

JunikPostuar: 22:13 / 22.10.2017

Sipas të dhënave të prezantuara nga Demokracia në Veprim (DnV), Komuna e Junikut, nuk do të shkojë në balotazh.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kryetar i kësaj komune, Agron Kuçi, do ta drejtoj këtë komunë edhe në katër vitet e ardhshme.

Ai ka fituar 58, 36 për qind të votave, i përcjellur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 22.64 për qind, Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 12.27 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 6.68 për qind.