AAK mban Suharekën e Deçanin, në balotazh shkon në Gjakovë dhe katër komuna të tjera

Postuar: 10:11 / 18.10.2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) në zgjedhjet e fundit lokale ka fituar pa balotazh vetëm në komunat Suharekë dhe Deçan.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kjo parti shkon në balotazh në pesë komuna të tjera, shkruan Telegrafi.

Në balotazh prinë në katër komuna, si Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik.

Kurse, në vend të dytë është në Istog.

AAK në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kishte fituar 7.12 për qind të votave në nivel vendi.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate do të jetë në balotazh në Komunën e Malishevës me PDK-në. /Telegrafi/