Ahmeti kërkon punë dhe angazhim maksimal nga shefat e sektorëve

LipjanPostuar: 10:37 / 23.01.2018

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka zhvilluar sot një takim me shefat e sektorëve të komunës me qëllim të një kordinimi sa më të mirë në realizimin e detyrave të punës me të cilën ata janë të ngarkuar.

Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga shefat e sektorëve të kenë rolin që iu takojnë në mënyrë që përgjegjësitë e tyre mos t’i bartin tek drejtori i Drejtoratit apo edhe te kryetari i Komunës, transmeton InfoKomuna.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të punohet konform rregullativës ligjore dhe kërkesat e qytetarëve drejtuar komunës të trajtohen drejtë dhe pa dallime.

Në këtë rast shefat e sektorëve gjatë këtij takimi kordinues kanë paraqitur disa kërkesa lidhur me nevojat në sektorët e tyre përkatës. /InfoKomuna/