Ahmeti: Për Prishtinën çdo kandidati i mungon diçka

PrishtinëPostuar: 09:43 / 24.09.2021

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka folur për kandidatët e partive që po garojnë për pozitën e të parit të kryeqytetit. Asnjëri prej tyre duket se nuk ia mbush syrin.

Sipas Ahmetit, çdo kandidati i mungon diçka dhe se disa prej tyre janë të papërvojë në qeverisje lokale.

“Nga ato që po shoh si ofertë mendoj se disa nga ata janë papërvojë në qeverisje lokale. Për Prishtinën çdo kandidati i mungon diçka. Mua më duket sikur babait për vajzën: asnjë djalë nuk është i mirë për të”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka thënë se për secilin janë të mjaftueshme dy mandate si kryetar komune.

“Nuk ka punë më të vështirë në politikë sesa kryetar komune. Tetë vjet mjaftojnë për të qenë kryetar komune. Prishtina ka probleme bazike, disa i kemi zgjidh, por asnjëherë nuk zgjidhen të gjitha problemet. As më 2015 nuk do të zgjidhen të gjitha çështjet, një përfundon, del një e re”, ka deklaruar Ahmeti në Klan Kosova.