AKK detyron zyrtarin komunal ta shmangë konfliktin e interesit

GraçanicëPostuar: 15:38 / 29.11.2017

Drejtori komunal i Graçanicës ka qenë në konflikt interesi deri pas zgjedhjeve të 22 tetorit. Ai pos që ka ushtruar funksionin publik, ka menaxhuar edhe dy biznese private që është në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.

Në një vendim të Agjencisë Kundër Korrupsionit i protokolluar më 24 tetor 2017, thuhet se drejtori për Zhvillim Ekonomik në këtë komunë, Aleksandar Mihajloviq, i është shmangur kësaj situate pas kërkesës që i ka bërë AKK-ja, shkruan Koha Ditore.

“Rasti i hapur nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, me nr. AKK-03-02-2531/17 për zyrtarin e lartë Aleksandar Mihajloviq, drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Graçanicës, dhe njëkohësisht person i autorizuar në biznes privat, është trajtuar sipas procedurave të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.