AKK-ja dhe USAID-i vazhdojnë bashkëpunimin

Postuar: 16:48 / 15.01.2018

Përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe përfaqësuesit e Projektit të USAID – Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID/TEAM) janë takuar sot për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta për vitin 2018.

Në këtë takim janë diskutuar planifikimet dhe koordinimet e aktiviteteve të dyja organizatave për vitit 2018 në fushat e caktuara të përgjegjësive të komunave siç janë: prokurimi publik, menaxhimi dhe kontrolli i financave publike, auditimi i brendshëm, transparenca – informimi dhe menaxhimi i burimeve njerëzore dhe planet komunale për integritet, transmeton InfoKomuna.

Ky takim është vazhdim i aktiviteteve për të kuptuar plotësisht sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi i prokurimit gjatë adresimit të problematikave nga përditshmëria e punës në teren.

Prandaj nga ana dy organizatat do të vazhdojnë koordinimin e kujdesshëm me aktivitete të reja përmes ngritjes së kapaciteteve në mbikëqyrjen e prokurimeve efektive e transparente si dhe pasqyrimin e alternativave të reja përmes propozimeve në funksion të mirëqeverisjes në komuna. /InfoKomuna/