Aksident në Vushtrri, tre të lënduar
VushtrriPostuar: 10:05 / 13.09.2017
Tre persona janë lënduar në një aksident mes dy automjeteve në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.
Të lënduar janë dy ngasësit e veturave dhe një pasagjer.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.