ANP “Adem Jashari” zgjidhet stacioni me performancën më të mirë

Postuar: 12:51 / 11.01.2018

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë vitit 2017 ka shënuar numrin më të madh të udhëtarëve të procesuar ndonjëherë në historinë e tij.

Me këtë rast janë pranuar disa çmime nga kompani ajrore dhe organizata ndërkombëtare për performancë si dhe për kontributin e dhënë në projekte korporative të përgjegjshme ndaj shoqërisë, transmeton InfoKomuna.

Së fundmi, ANP “Adem Jashari” ka pranuar edhe një çertifikatë mirënjohje nga kompania ajrore  Easyjet duke u zgjedhur stacioni me performancën më të mirë nga më shumë se 30 shtete ku kjo kompani operon pa aeroplanë të stacionuar. Kjo mirënjohje i është ndarë për procesim të shpejtë të fluturimeve, udhëtarëve si dhe bagazheve të tyre gjatë muajit Tetor 2017.

Është hera e nëntë që ANP “Adem Jashari” pranon një mirënjohje të tillë nga Easyjet.
Easyjet është kompani ajrore që operon me kosto të ulët dhe është e pranishme në Kosovë që nga viti 2010 duke ofruar fluturime direkte me çmime të ulëta në disa destinacione. /InfoKomuna/