Arrestohen tre persona në Leposaviq, gjendet një armë

LeposaviqPostuar: 10:51 / 05.06.2017

Është raportuar për prishje dhe rend të qetësisë publike në Leposaviq.

Policia ka bërë të ditur se në afërsi të ndërtesës së Qendrës për punë sociale, pas një mosmarrëveshje rreth vendosjes së afisheve (postarëve) parazgjedhore, ka ardhë deri te prishja e rendit nga ana e disa personave.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar dhe një femër K-Serbe.

Ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë-pistoletë. Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar dhe vazhdon me procedurë të rregullt./Indeksonline/