Asfaltohet një rrugë që e lidhë Obiliqin me Fushë- Kosovën

ObilicPostuar: 13:46 / 17.07.2017

Asfaltohet rruga "Pajazit Islami" që lidhë komunën e Obiliqit me atë të Fushë Kosovës, gjegjësisht fshatratë Dardhishtë dhe Nakaradë.

Asfaltimi i kësaj rruge hynë në kuadër të realizimit të projekteve të përbashkëta, që komuna jonë ka realizuar me komunat fqinjë.Realizimin e këtij projekti është duke e bërë komuna e Fushë Kosovës. Kjo rrugë, lehtëson në masë të madhe qarkullimin e banorëve që frekuentojnë në këtë aks rrugor.

Për realizimin e këtij projekti, falenderojmë komunën e Fushë Kosovës gjegjësisht kryetarin e kësaj komune, z. Burim Berisha.Më parë, bashkëpunim të tillë komuna jonë ka pasur edhe me komunën e Prishtinës, ku është bërë asfaltimi i rrugëve që lidhë fshatin Mazgit me fshatin Bërnicë e Ulët dhe ajo që lidhë fshatin Breznicë me fshatin Barilevë.
/InfoKomuna/