ATK mbyll 5 pika benzine të pafiskalizuara në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 16:26 / 22.09.2017

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vazhduar me aksionin për kontrollin e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës, të cilat nuk janë fiskalizuar.

Destinacioni i radhës ishte rajoni i Mitrovicës, ku gjatë aksionit të zhvilluar në teren, zyrtarët tatimorë kanë vërtetuar se një numër i vogël i tatimpaguesve nga kjo fushë, po rezistojnë të pajisjen me arka fiskale, transmeton InfoKomuna.

“Gjatë këtij aksioni janë mbyllur 5 biznese të cilat merren me shitjen e derivateve. Aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijmë, në mënyrë që instalimi i pajisjeve speciale fiskale dhe shfrytëzimin i tyre të bëhet në pajtim me udhëzimin administrativ dhe ligjin”, thuhet në një njoftim të ATK-së.

“Departamenti i Operacioneve – drejtoritë rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, me aktivitetet e shtuara në terren kanë arritur që rreth 90% e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës të fiskalizohen”.ATK-ja thekson se është e vendosur për vazhdimin e aktiviteteve me qëllim të verifikimit të instalimit, përdorimit të pajisjeve fiskale te të gjitha këto biznese dhe fiskalizimit te tyre. /InfoKomuna/

SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.