ATK për 19 vjet ka mbledhur 5,8 miliardë euro të hyra

Postuar: 15:36 / 17.01.2019

Administratat Tatimore e Kosovës sot ka organizuar ceremoninë e 19 vjetorin e themelimit të saj, ditë kjo e cila tashmë shënohet çdo vit.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, para të pranishmëve tha së në përvjetorin e 19-të, Administrata Tatimore e Kosovës është konsoliduar në nivelin e një institucioni kompetent, me integritet të lartë profesional dhe modern në linjë me zhvillimet e përgjithshme ekonomike, teknologjike dhe administrative, të krahasueshme me administratat tatimore moderne ndërkombëtare.

Ai më tutje shtoj se gjatë vitit 2018, Administrata Tatimore e Kosovës ka realizua 102 % të të hyrave të planifikuara, nga 446 milion euro janë mbledhur 457 milionë euro, mbi 10 milionë euro më shumë se plani, e në raport me vitin 2017 janë për 42,5 milionë euro më shumë. Gjithashtu, janë arkëtuar mbi 163 milionë euro të hyra nga Kontributet Pensionale. Janë shënuar rezultate në të gjitha fushat e përgjegjësisë së ATK-së, në mbledhjen e të hyrave ka ngritje të vazhdueshme, për 19 vjet janë mbledhur 5,8 miliardë euro të hyra (4.205 miliardë euro tatime dhe 1.610 miliard euro kontribute pensionale).

Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, i cili gjatë fjalimit të tij tha se duhet ta keni parasysh dobinë e madhe që kemi nga orientimi euroatlantik. Në Kosovë jemi shumë më mirë se sa që kemi pas mundësi me paraqit tek partneret tanë. Nga ky vlerësim i bashkimit evropian na shtohen përgjegjësit, nëse ne po bëhemi gati të hymë në dekadën e tretë të një sistemi tatimor atëherë duhet të kemi parametra të ri në drejtim të informalitetit, ndër të tjera kryeministri Haradinaj.

Ndërsa, Ministri i Financave Bedri Hamza tha se fal këtyre rezultateve Kosova është shembull i stabilitetit makro-fiskal. Ministri Hamza më tej tha se i falënderoj për kontributin gjithë përkrahësit që na kanë ndihmuar në këtë drejtim. Jemi në një rrugëtim të reformave më të mëdha që kanë ndodhur, krejt kjo me fokus që ta përkrahim sektorin privat sepse ai ndikon më së shumti në rritjen e punësimit dhe komplet fokusi jon është në mbështetje të sektorit privat.

Në këtë ngjarje të ftuar ishin Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, Kryeprokuror i Shtetit, Drejtori i Doganës së Kosovës, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rektor i UP-së, Kryeshefja Ekzekutive e ARBK-së, Drejtori nga FKPK, Kryetarë të OEK, OEAK, ARBK, OA, ShKCAK, IKAF, FMN-se, KE, USAID, GIZ, përfaqësues të Ambasadave.
ATK në vitin 2019 do të vazhdojë me përkushtim ofrimin e shërbimeve profesionale dhe transparente për të gjithë tatimpaguesit, duke zbatuar në përpikëri dispozitat e Legjislacionit Tatimor.