Bahtiri kërkon që edhe Mitrovica të futet në karantinë

MitrovicëPostuar: 13:10 / 12.04.2020

Kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të aplikojë masën e karantinimit edhe për komunën që ai drejton.

Bahtiri këtë kërkesë e bën si masë parandaluese pasi që në të gjitha komunat përreth asaj të Mitrovicës ka të infektuar me koronavirus.

“Nga 11 raste prej Mitrovicës që janë dërguan dje për testim nga koronavirusi COVID-19, fatmirësisht të gjitha kanë rezultuar negativ. Pas Vushtrrisë, Zveçanit, komunës veriore të Mitrovicës, nga dje Mitrovica jugut kufizohet edhe me e Skenderajn si të komunë ku janë evidentuar raste me COVID-19”, ka shkruar Bhtiri në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës”, ka shkruar ai.

“I lus qytetarët e Mitrovicës të qëndrojnë të qetë në shtëpitë e tyre dhe t’i zbatojnë me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”,  ka shkruar ai.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje ka marrë vendim që edhe tri komuna të futen në karantinë, Prishtina, Ferizaj dhe Suhareka.