Beqaj: Në katër komuna do të hapen qendra për ndërmarrësi dhe inovacion

Postuar: 14:35 / 15.01.2018

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në një konferencë për medie shpalosi prioritetet e kësaj ministrie për vitin 2018.

Beqaj, theksoi se prioritetet e ministrisë se ndërrmarrësisë dhe inovacionit për vitin 2018 është krijimi i qendrave përmes të cilave të rinjtë mund të shprehin idetë e tyre dhe t’i zbatojnë ato.

Ai paralajmëroi hapjen e katër qendrave për ndërrmarrësi dhe inovacion në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe në Mitrovicë.Beqaj shtoi se fondi për inovacion është mbi 9 milionë euro dhe do të orientohen për subvencione, kur prej tyre 3 milionë do të ndahen për Star-up. “Katër qendra për ndërmarrësi dhe inovacion, në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe në Mitrovicë, do të jenë në funksion të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”. “Do të investojmë në qendër e cila do të ketë inkubatorin, trajnime dhe start up të ndryshme, roli u këtyre qendrave të jetë që të zhvillohen idetë e njerëzve që kanë ide dhe pastaj të trajnohen dhe të krijohen ndërmarrjet”.

Ai tha se ministria me buxhetin që posedon do ndihmojë gratë dhe të rinjtë në veçanti për rritjen ekonomike të vendit. “Ministria me buxhetin e saj të ndihmon që rinia jonë, gratë në biznes të jenë fokus për rritjen ekomomike të Kosovës. Të kemi rritje afatgjate substanciale ekonomike. IT- kryejnë shërbimet në drejtim të përfitimeve ekonomike. Vizioni ynë është që Kosova të jetë qendër rajonale për zhvillimin e digjitalizimit në vend”. “Mbi 65% e fëmijëve në momentin që mbushin 18 vjet do punojnë në punë që nuk janë sot. Ne besojmë që është kuptuar mirë, kemi komunikim të afërt me grupin e njerëzve që janë marr në formë të OJQ-ve”.

Beqaj theksoi se krijimi i kësaj ministrie është themeluar me idenë që bota po shkon drejt digjitalizimit. “Është themeluar Këshilli Kombëtarë për Inovacion dhe Ndërmarrësi, ajo që na ka shtyrë si parti politike të themelojmë një ministri që është në trendet ekonomike botërore, që ka shembull e Suedisë, Estonisë, duke marrë parasysh që bota po shkon drejt digjitalizimit”, sqaroi ministri.