Betohet kryetari i Komunës së Suharekës

SuharekëPostuar: 12:08 / 26.11.2021

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetar komune si dhe për kuvend komunal i hapet rruga procesit të konstituimit të institucioneve.

Si rrjedhojë e kësaj, kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sipas mandatit ligjor që është i përcaktuar me Ligjin Nr.03/L-040 për vetëqeverisje lokale, konkretisht në mbështetje të nenin 42, paragrafi 2, ka vendosur që për daten 26.11.2021, duke filluar nga ora 10:00, ta thërret mbledhjen inaguruese të Kuvendit te Komunës së Suharekës.

Tashmë mbledhja veçse ka filluar dhe kryetari i rizgjedhur i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë betimin e tij.

Fjalimi i kryetarit Muharremaj:

Të nderuar Asamblistë të Asamblesë Komunale të Suharekës,
Mysafirë të nderuar,
Të nderuar qytetarë,

Votimi është mekanizmi kryesor i cili e mban gjallë Demokracinë. Qytetarët janë sovrani.

Qytetarët janë ata që vendosën të nba besojnë edhe për një rrugëtim tjetër.

Ky bsim nderohet dhe vlerësohet vetëm me punë dhe përkushtim.

Andaj urime asamblistë të nderuar detyra dhe obligimi i ri përballë qytetarëve.

Si kryetar komune dhe ju asamblistët të respektuar pa dallim, mendoj dhe besoj se do të punojmë si një trup i vetëm i cili shërben vetëm qytetarëve.

Dua t’i falënderoj edhe asamblistët e mandatit të kaluar për bashkëpunimin dhe punët që i realizuam për qytetarët.

Komuna e Suharekës dhe qytetarët e saj, janë esenca e përkushtimit e cila duhet të na frymëzoj në të ardhmen.

Shumëçka kemi të punojmë, që ta bëjmë të mirë mirëqenien dhe të dinjitetshme jetesën tonë të përbashkët publike.

Na frymëzon e kaluara heroike e brezave, na obligon e tashmja dhe na përcakton vlerën tonë e ardhmja.

Unë jam kryetari i cili do të pranoj, vërejtjet, sugjerimet dhe këshillat tuaja, nga secili asamblsit e secili qytetar.

Bashkë do të punojmë dhe bashkë do ta ndërtojmë komunën tonë.

Ju uroj sukses në punën tuaj.

Na priftë e mbara të gjithëve.