Brigdës së Zjarrfikësve në Gjakovë i shtohet një kamion për fikjen e zjarrit

GjakovëPostuar: 18:14 / 07.09.2017

Brigada e Zjarrfikësve në komunën e Gjakovës, sot është bërë me një kamion modern për fikjen e zjarrit.

Kjo makinë tejet e nevojshme për zjarrfikësit gjakovarë ka ardhur si donacion nga zjarrfikësit e qytetit Limburg të Holandës, ndërsa ndërmjetësues i këtij donacioni është ish - polici holandez i EULEX-it Wim Beeren i cili vite më parë ka shërbyer në komunën e Gjakovës.

Në ceremoninë e pranim – dorëzimit të këtij automjeti që është bërë sot në ambientet e Brigadës së Zjarrfikëseve, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës së Gjakovës Armend Vokshi si dhe ambasadorja e Holandës në Kosovës Gerrie Willems, të cilët e vlerësuan lartë kontributin që zjarrfikësit holandez por edhe ish – polici Wim Beeren dhe kolegët e tij e kanë dhënë për sigurimin dhe transportimin e këtij mjeti.

Nënkryetari Vokshi ka uruar që ky mjet të ju shërbejë në maksimum zjarrfikësve gjakovarë, ndërsa në shenjë falënderimi ka ndarë mirënjohje për ish – policin Wim Beeren dhe pesë kolegët e tij që kanë ardhur në Gjakovë për ta sjellë automjetin zjarrfikës.
/InfoKomuna/