Buxheti i Komunës së Deçanit për vitin 2018 parashihet 8.3 milionë euro

DeçanPostuar: 10:25 / 11.09.2017

Kjo punëtori është organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) në Deçan.

Gjatë kësaj punëtorie është biseduar për konsolidimin e buxhetit komunal për vitin kalendarik 2018, transmeton InfoKomuna.

Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie kanë diskutuar mbi procesin e përpilimit  të buxhetit , rolin e qytetarëve dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin e përpilimit të buxhetit.

Po ashtu gjatë kësaj punëtorie  pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësimet e tyre sa i përket  alokimit të fondeve të mjaftueshme  për mbarëvajtjen e drejtorive të caktuara siç është sektori i arsimit. 

Në  kuadër të kësaj punëtorie janë shkëmbyer përvojat dhe praktikat e komunave gjatë procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2018, më qëllim të shmangies së vështirësive në të ardhmen ndërsa zyrtarët komunal të këtyre dikastereve edhe në këtë takim kanë insistuar në pavarësi më të madhe të komunave nga institucionet qendrore në hartimin e buxhetit.

Sipas parashikimeve buxheti komunal për komunën e Deçanit në vitin 2018 parashihet të jetë  8 milionë e 332,420€./InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Shpend Ahmeti prezanton programin qeverisës 14:41 / 24.09.2017 Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti prezanton programin qeverisës për mandatin katër vjeçar, ku do të shpalosen 100 zotimet e qeverisjes, të ndara në 10 fusha kryesore.