Deçan: Kryetari Ramosaj ka takuar përfaqësuesit e kompanive të autobusëve

DeçanPostuar: 14:14 / 19.03.2021

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor ka pritur në takim Jam takuar përfaqësuesit e transportit urban që operojnë në Komunën e Deçanit , të cilët tashmë janë në grevë, ku diskutuam për shqetësimet e tyre për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes së nënshkruar mes Shoqatës së Operatorëve të Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Qeverisë së Kosovës, për subvencionimin e operatorëve të transportit rrugor dhe të udhëtarëve.

Me ketë rast kryetari Ramosaj tha se me mundësit bugjetore që ka komuna e Deçanit në  shenjë solidariteti, do t’i përkrahim me subvencione kompanitë̈ e autobusëve në Deçan të cilët janë̈ në grevë për shkak të mospërfshirjes në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Duke shtuar se  Qeveria e Kosovës duhet ta mendoj një zgjidhje dhe të vazhdoj mbajtja e linjave të rregullta, ngase qytetarët presin që të udhëtojnë.