Deçan, afër 4 mijë lëndë të ndryshme përfundon Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

DeçanPostuar: 15:49 / 14.01.2019

Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë në komunën e Deçanit brenda vitit 2018 ka shqyrtuar 3749 lëndë të natyrave të ndryshme, këtë e bëri të ditur drejtori i këtij dikasteri, Agron Muslijaj.

Muslijaj tregon se si drejtori jemi të koordinuar mjaftë mirë që  në afat kohorë të përfundojmë të gjitha lëndët të cilat vijën si kërkesë e qytetarëve të komunës së Deçanit.

Të përfundohen të gjitha këto kërkesa do të thotë se duhet të jesh i gatshëm të përballesh më specifika  e secilës kërkesë veç e veç duke ju përshtatur edhe aftit kohorë

Lëndët të cilat janë shqyrtuar në vitin 2018 janë:

Ndërrim pronave 439, hipoteka 27, fshirje e hipotekave 25, azhurim i lëndëve në terren 248, certifikata 3010 që në totalë përbejnë 3749 lëndë.

"Vlen të theksohet se puna me përkushtim gjithmonë sjell edhe rezultat të kënaqshëm. Si udhëheqës i këtij dikasteri jam i kënaqur më përkushtimin e punëtorëve për të qen sa më afër qytetarëve në shërbimin tyre sa më efikase". /InfoKomuna/