Deçan, shqetësues mbetet numri i madh i qenve endacak

DeçanPostuar: 10:11 / 21.12.2017

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i kryesuar nga kryetari Bashkim Ramosaj, ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit, është e qetë por mbetët shqetësuese numri i madh i qenve endacak, të cilët paraqesin kërcënim të vazhdueshëm për jetën e qytetarëve, e në veçanti të nxënësve të shkollave fillore.

Në takimin e parë me anëtarët e KKSB-së, kryetari Ramosaj ka thënë se, në takimin me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kam prezantuar si shqetësime tona, edhe mungesën e numrit të policëve në Stacionin e Deçanit dhe të numrit të zjarrfikësve që veprojnë në Deçan.

Gjithnjë sipas Ramosajt, volumi i punëve dhe çështjeve me të cilat duhet të merren këto dy institucione, kërkon numër më të madh të stafit, si të atij policor, ashtu edhe të zjarrfikësve.

“Gjendja e sigurisë mund të vlerësohet e mirë, edhe pse për mua mbetët shqetësim numri i vogël i policëve dhe zjarrfikësve”, ka thënë Ramosaj, duke qenar mirënjohës për qytetarët për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si në rrugë, ashtu edhe në shkolla apo vende tjera publike.

Se gjendja e sigurisë është e mirë, ka deklaruar edhe rreshteri Fekë Haklaj, sipas të cilit meritat iu takojnë deçanasve.

“Po, pajtohem me kryetarin se gjendja e sigurisë është e mirë, kjo falë qytetarëve të kësaj komune, por edhe institucioneve përgjegjëse”, është shprehur Haklaj, për të cilin mbetët më shqetësuese vjedhjet, edhe pse jo në masë alarmuese.

Gjithnjë sipas zyrtarit policor, falë angazhimit dhe punës së palodhshme të zyrtarëve policor, është shënuar progres në zbardhjen e rasteve dhe kapjen e kryesve, të shumë veprave penale, sikurse që me vendosmëri zbatojmë urdhëresat e lëshuara nga Gjykata.

Haklaj ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me zyrtarët policor, si në lajmërim të rasteve, ashtu edhe të zbardhjes së tyre, ngase qytetari është ruajtësi më i mirë i rendit. 

Por, shqetësimin më të madh për numrin e qenve endacak, e të cilët janë kërcënim i vazhdueshme për qytetar, e ka shprehur Qazim Maloku, duke thënë se qentë endacak, janë rrezik permanent për fëmijët e shkollave fillore, ngase pranë objekteve shkollore, ka të hedhura mbeturina nga më të ndryshme, çka ndikojnë që prezenca e qenve të jetë e përditshme.

“Është mirë që puna e inspektorëve në terren, të jetë më aktive, ngase qytetarët po hedhin mbeturina në afërsi të shkollave, e sidomos tash kur është koha e prerjes së postermave”, ka nënvizuar Maloku, për të cilin, siguria e përgjithshme në shkolla është e mirë. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.