Deçani dhe Bashkia e Pogradecit bashkëpunojnë në fushën e agrobiznesit

DeçanPostuar: 11:08 / 26.09.2017

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri priti sot në ambientet e Bashkisë "Grupin Lokal të Veprimit Gjeravica".

Ky delegacion me qendër Komunat e Deçanit (Skënderaj) synon bashkëpunimin me Bashkinë Pogradec duke vënë në zbatim projekte afat-gjata në fushën e Agrobiznesit!

Gjithashtu ky delegacion ishte i interesuar për mënyrën e menaxhimit të projekteve te fituara, nga ana e Bashkisë Pogradec, për funksionimin e administratës (me ndarjen e re administrative) si edhe për aktivizimin e shoqërisë civile, dhe organizateve joqeveritare në qytet!

Takimi rezultoi produktiv dhe bashkëpunimi për zbatimin e projekteve pret nisjen e tij. /InfoKomuna/