Deçani diskuton për zonën e veçantë dhe zhvillimin ekonomik

DeçanPostuar: 09:19 / 10.05.2018

Komuna e Deçanit sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zonën e veçantë dhe zhvillimin ekonomik.

Njoftim për mediat e shkruara dhe Elektronike për dt.10.05.20182018/05/09 - 10:30

Në njoftimin e komunës thuhet se në bazë të nenit 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040  dhe nenit 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, mbahet mbledhje e jashtëzakonshme.

"Mbledhja mbahet më dt.10.05.2018 /e enjte/ në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës. Kjo mbledhje mbahet më një pikë të rendit të ditës: Zona e veçantë dhe zhvillimi  ekonomik i Deçanit", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/