Deçani formon komisionin për verifikimin e dëmeve

DeçanPostuar: 14:34 / 18.12.2017

Gjatë javës që lamë pas (më 16 dhe 17 dhjetor) erëra të forta dhe shiu që ra pa ndërpre kanë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha si në ekonomitë familjare, biznese, kulte fetare, shtylla elektrike etj, por për fat të mirë pa dëme në njerëz.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, bashkë më drejtorin për Shërbime Publike dhe Emergjenca, shërbimi i zjarrfikësve, kompania e pastrimit, Policinë dhe KEDS-in gjatë tërë kohës kanë qenë në terren për të parë nga afër situatën e krijuar, përcjell InfoKomuna.

Pas kësaj situate të krijuar sot  kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm më zyrtarët përgjegjës të këtyre dikastereve ku dhe  kanë formuar  një komision komunal i cili do të bëje verifikimin e dëmeve të krijuara.

Duke u bazuar në nenin 37.2 të Ligjit  për Mbrojtje nga Fatkeqësitë  Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera me nr.04/-L-027,Ligji për vetëqeverisje Lokale nr.03/L-0400nenit 17 pika g , dhe në dispozitat ligjore te Rregullore komunale për Mbrojtje e Shpëtim dhe duke  u bazuar në kompetencat e kryetarit të komunës nxjerr  vendim:

Për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, në përbërje prej:

1.Shkelzen Shehu –Kryetar i Komisionit

2.Gentiana Mazrekaj –Anëtare

3.Shkelzen Goçi –Anëtar

4.Ajne Iberhysaj-Anëtar

5. Bajram Dervishaj –Anëtar

Ky komision  në ketë përbërje është i obliguar që të vlerësoi dëmet e shkaktuara nga erërat e forta që kanë ndodhur në natën e dt.15 dhe 16 Dhjetorë 2017.

Qytetarët që kanë pësuar gjatë këtyre dy ditëve mund të kontaktojnë  edhe në ketë dy numra telefoni tek anëtarët e këtij komisioni.

Z.Shkelzen Shehu 044178835 ose

Znj.Gentiana Mazrekaj 044658503.