Deçani pa rrymë qe 24 orë, reagon kryetari i komunës

DeçanPostuar: 12:48 / 27.11.2018

Qytetarët e Komunës së Deçanit janë duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike që nga dita e hënë.

Kjo ka ardhur si pasojë e avarisë në tensionin e lartë, ku edhe janë duke u marrë punëtorët e KEDS-it me sanimin e problemit, shkruan InfoKomuna.

Megjithatë, ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke kërkuar nga KEDS-i që sa më shpejtë ta kthejnë gjendjen normale me rrymë.

"Po bëhen 24 orë që jemi pa rrymë si pasojë e avarisë në tensionin e lartë. Inkurajojmë punëtorët e KEDS-it, që të jenë më të shpejtë në riparimin e tensionit edhe pse e dimë që po bëjnë përpjekje dhe punë që 24 orë për eliminimin e dëmeve!", ka thënë Ramosaj. /InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.